Site icon Telegrafi

Kreu i Odës së Mjekëve në Australi kërcënon të pavaksinuarit me dënime të ashpra: Do ta keni një jetë të mjerë

Presidenti i Odës së Mjekëve australianë në Queensland, ka një porosi për të gjithë ata që nuk besojnë në efikasitetin e vaksinave anti-COVID dhe fuqishëm i kundërshtojnë.

Australia së fundmi ka hequr dorë nga strategjia kontroverse “zero-COVID”, ku me izolime të pafundme tentuan të çrrënjosin coronavirusin, por tani gjykuar nga veprimet kanë filluar me një metodë të re, transmeton Telegrafi.

Kreu i Odës së Mjekëve në Australi (AMA), Chris Perry, ka kërcënuar bashkëqytetarët që nuk duan të vaksinohen – duke iu shqiptuar dënime të ashpra dhe dënime për mashtrim, por edhe më izolim nga pjesa tjetër e shoqërisë.

“Jeta e atyre që nuk janë vaksinuar do të jetë e mjerë. Nuk do të mund të fshiheni”, ka thënë Perry për televizionin Channel 9.

Perry ka folur edhe për të ardhmen e Queenslandit në pikun e coronavirusit – duke i cilësuar si të “çmendur” ata që po shmangin vaksinimin.

Ai paralajmëroi edhe ata që kanë arsye se pse nuk po e marrin vaksinën anti-COVID, duke theksuar se do të kenë problem të kanë qasje “te mjekët”.

E sa i përket dënimeve, ai pranoi se “pacientët që gënjejnë sa i përket vaksinimit mund të dënohen ashpër”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version