Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Gebreyesus, ka deklaruar sot se ekziston një problem i qartë që vendet e varfra nuk po e marrin vaksinën kundër coronavirusit.
“Vendet e pasura i kanë marrë shumicën e porosive”, ka thënë Tedros gjatë një konference për media në Gjenevë, transmeton Telegrafi.
Siç raporton BBC, ai u ka bërë thirrjeve vendeve dhe kompanive prodhuesve që të ndalen së arrituri marrëveshje bilaterale në llogari të projektit COVAX.
Ky projekt ka për qëllim t’ju sigurojë njerëzve në të gjitha anët e botës qasje në vaksinat, pavarësisht pasurisë që ato vende e kanë apo jo. /Telegrafi/