Telegrafi

Kreu i OBSH-së për Evropë, zbulon përqindjen e viktimave të coronavirusit në shtëpitë e pleqve

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Hans Kluge, ka deklaruar se gjysma e viktimave të coronavirusit në Evropë e përbëjnë banorët e shtëpive të pleqve, raporton AP.

Gjatë një konference për media, ai tha se bëhet fjalë për “një tragjedi të paimagjinueshme” që është si pasojë e COVID-19 që ka depërtuar nëpër shtëpitë e pleqve, transmeton Telegrafi.

Kluge pranoi se punonjësit shëndetësore në vende të tilla kanë qenë shpesh të mbingarkuar dhe jo aq të paguar, duke bërë thirrje që të sigurohen më shumë pajisje mbrojtëse.

Edhe pse pandemia në disa vende të Evropës po stabilizohet apo po pakësohet, ai konstatoi se pothuajse gjysma e të infektuarve apo të vdekurve nga coronavirusi në botë janë nga Evropa. /Telegrafi/