Telegrafi

Kreu i një karteli në Meksikë kërcënon qeverinë e vendit – pasi autoritetet e arrestuan nënën e tij

Një nga udhëheqësit më të kërkuar të kartelit meksikan kërcënoi qeverinë dhe armiqtë e tij, pasi nëna e tij u arrestua gjatë fundjavës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jose “El Marro” Yepez, i cili drejton kartelin Santa Rosa de Lima.

Kërcënimi i tij vjen pasi nëna e tij dyshohet se u arrestua gjatë një operacioni të madh sigurie në qytetin Celeya të Meksikës.

Shefi i kartelit meksikan tha se do t’i hedhë në erë armiqtë e tij. /Telegrafi/