Policia në British Columbia të Kanadasë, e arrestuan një grua që mbetet e paemëruar, për shkak se kreu nevojën në restorant dhe më pasi e gjuajti kamerien me jashtëqitje.
Nuk janë bërë të ditura motivet, që e shtyn atë të protestonte ndaj punonjësve dhe ta kërcënoi njërin prej tyre, para se ta zhyste në këtë formë të ulët, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit mbetën të hutuar, ndërsa ajo u zhvesh në mes të lokalit dhe kreu nevojën, teksa bërtiste pandërprerë.
Mësohet se restoranti është mbyllur përkohësisht, derisa nuk është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i pjesës kryesore të përgatitjes së ushqimeve. /Telegrafi/
https://youtu.be/TNQjc7pmuxo