Në një klub nate në Wigan të Anglisë, një i ri e ka bërë një gjest shumë të pahijshëm.
Mashkulli i paidentifikuar, ka hipur në pistën e vallëzimit, i ka ulur pantallonat dhe e ka kryer nevojën, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit kanë filluar të bërtasin në drejtim të tij, teksa ai kryente këtë veprim të pështirë para tyre.
Kjo ka bërë që një pjesëtar i sigurimit, ta nxjerrë zvarrë përjashta, megjithëse ishte ende me pantallona gjysmë të zhveshura.
“T’i ndalohet hyrja në secilin klub nate” është një koment lidhur me rastin neveritës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lgXpIzSP0DM