Site icon Telegrafi

Kreu marrëdhënie seksuale jashtë martese, gruaja indoneziane fshikullohet me kamxhik – dhjetëra njerëz u mblodhën për të parë “poshtërimin e saj”

Një grua në Indonezi u arrestua sot, pasi kishte kryer marrëdhënie intime jashtë martesës, një krim që dënohet sipas ligjit të rreptë lokal islam.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhjetëra persona u mblodhën ndërsa gruaja që kishte kryer tradhti është fshikulluar së bashku me shtatë persona të tjerë jashtë një xhamie në kryeqytetin krahinor Banda Aceh.

Në këtë gjykim ishte dënuar edhe një oficer i sheriatit i njohur “algojo”, pasi u kap me anëtarë të seksit të kundërt.

Raportohet se burrat dhe gratë që kryen marrëdhënie seksuale jashtë martesës, u ndëshkuan nga oficerët fetarë, veprim ky që bie ndesh me ligjet e rrepta të tyre.

Me gjithë kritikat, ndëshkimi me kamxhik është një ndëshkim i zakonshëm për një sërë veprash penale në rajonin e ishullit Sumatra, përfshirë lojërat e fatit, pirjen e alkoolit dhe marrëdhëniet seksuale jashtë martese.

Aceh është rajoni i vetëm në vendin më të madh në botë, me shumicë myslimane që imponon ligjin islam.

Rreth 98 për qind e pesë milionë banorëve të Aceh janë myslimanë që i nënshtrohen ligjit fetar.

Ndërsa jomyslimanët që kanë kryer vepër penale, mund të zgjedhin të ndiqen penalisht nën ligjin islam, për të shmangur dënimin me burg. /Telegrafi/

Exit mobile version