Në një seancë dëgjimore në Hong Kong, është thënë se një adoleshente është munduar ta parandalojë babanë e saj që të martohet me të fejuarën e tij, duke bërë seks me të, shkruan Independent.
Duke marrë parasysh faktin se po afrohej data e martesës së babait të saj, vajza e cila asokohe ishte 19-vjeçe është munduar që ta bind babanë që të heq dorë nga ideja për martesë, që kishte ndodhur në vitin 2008, transmeton Telegrafi.
Avokati i saj i tha gjykatës se kjo kishte ndodhur “për shkak të dashurisë dhe përkushtimit ndaj babait dhe për shkak se vajza ishte privuar nga dashuria e nënës”.
Kjo vajzë që tani është 26-vjeçe dhe babai i saj 58, e kanë pranuar incestin. Ndërkaq, gjykatësi ka kërkuar të kryhet një test psikologjik për vajzën.
Ai do ta shqyrtojë mundësinë që ta dënojë vajzën pa burg, por jo edhe babanë e saj.
“Ky është një rast i pazakontë. Shoqëria nuk do të ketë kurrfarë dobie nëse e mbyllim për shkak të këtij rasti”, ka deklaruar avokati i saj.
Marrëdhënien intime mes babait dhe vajzës, e kishte zbuluar nga vëllai i saj më i ri i cili kishte gjetur një video, me ç’rast i kishte telefonuar menjëherë policisë.
Gjykata ka bërë të ditur se vajza fillimisht kishte kërkuar që i gjithë faji të bie mbi super e saj, dhe të lirohet babai nga çdo akuzë.
“Ky fakt flet shumë për përkushtimin e saj ndaj babait”, ka shtuar avokati. /Telegrafi/