Site icon Telegrafi

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar në Tiranë pasi është kapr duke kyer mnovra të rrezikshme me automjet në rrugë, ndërkohë që ishte dhe nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se i riu i identifikuar si B. K. është ndëshkuar dhe me masë administrative 60,000 lekë [520 euro] dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.

“Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pas denoncimit nga qytetarët se drejtuesi i një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit”, shton policia.

“Pasi është ndaluar nga punonjësit e Policisë, drejtuesit i automjetit, shtetasi B. K., ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore, dhe për këtë arsye i është nënshtruar testimit me aparatin drogëtestues AquilaScan. Pas testimit, 25-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike”, njofton policia. /Telegrafi/

Exit mobile version