Telegrafi

Kreu i LSI-së, akuza të forta Ramës: Shqiptarëve ai pive gjakun nga koncesionet dhe rrogat

VASILI NE CONFERENCE - Deputeti i LSI, Petrit Vasili, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se Kryetari i parlmentit Ilir Meta, nuk mund te jape doreheqjen per llogari te krimit te organizuar./r/n/r/nVASILI IN CONFERENCE - Lawmaker, Petrit Vasili, speaks during a press conference, speaks during a media statement for the "Doshi" case.

Kreu i Lista Socialiste për Integrim (LSI), Petrit Vasili, ka theksuar se ata kanë plan që t’i pasurojnë njerëzit, dhe jo oligarkët.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “është plan ulja e taksave, si mënyrë që njerëzit të kenë më shumë para për veten e tyre”, duke shtuar se “tatimi ulet për atë që punon”.

Ai duke folur për punën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe politikat fiskale të tij, ka thënë se “ia morre gjakun nga rroga që ta pasuroje oligarkun, sepse i merr këto para që fëmijët tanë të jenë më të pasur, më të shëndetshëm dhe jo që të kemi pikërisht ato koncesione që ia pinë gjakun”. /Telegrafi/