Shefi për çështje politike dhe ekonomike në ambasadën e SHBA-ve në Shkup, David Stephenson ka pritur në takim krytearin e lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe sekretarin e përgjithshëm të kësaj lëvizje, Afrim Gashi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç informon lëvizja BESA, temë e bisedës ka qenë situata aktuale politike në vend, ndërkaq Kasami dhe Gashi kanë shprehur edhe njëherë kërkesën për mundësinë e shtyrjes së afatit të regjistrimit të votuesve të fshirë nga lista zgjedhore. BESA e ka ripërsëritur qëndrimin e saj se, pa u kthyer mërgimtaret në listat zgjedhore, nuk ka mundësi që ato zgjedhje të jenë kredibile dhe mund të shkaktojnë kriza tjera në të ardhmen./Telegrafi/