Site icon Telegrafi

KQZ: Vetëm në më pak se 200 qendra votimi nuk u përdor pajisja e identifikimit biometrik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në përfundim të orarit zyrtar të procesit të votimit tha se janë më pak se 200 qendra votimi nga 5199 gjithsej ku nuk është përdorur pajisja e identifikimit biometrik.

“Janë më pak se 200 qendra votimi, në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik në 86 prej tyre nuk janë paraqitur operatorët dhe në pjesën tjetër për shkak të problematikave”, tha kreu i KQZ.

Lexo po ashtu Exit Poll i Albanian Post: PS fiton me 46.9%, PD me 43.5% dhe LSI me 6.9%

Celibashi e konsideroi sukses zbatimin e teknologjisë duke i njohur meritë për këtë Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Lealba Pelingu, e cila është kujdesur posaçërisht për mbarëvajtjen e procesit.

Ndërkohë procesin e votimit, kreu i KQZ e cilësoi të qetë të sigurt dhe me integritet përveç disa episodeve.

“Ishte një proces votimi në përputhje me parashikimet me Kodin Zgjedhor”, tha Celibashi në Euronewsal.

Exit mobile version