Kreu i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi “i ka shkelmat e tij të fundit”, por dështimi për ta vrarë atë mund të frymëzojë vite të sulmeve terroriste në perëndim, sipas ekspertëve të grupit terrorist.
Al-Baghdadi, njeriu më i kërkuar në planet, ka shmangur vazhdimisht kapjen gjatë dy viteve të fundit para rënies së kalifatit të vetëdeklaruar në vitin 2017.
Raporte të ndryshme për vdekjen, lëndimin ose arrestimin e tij kanë dalë, por asnjë nuk është konfirmuar nga burime të besueshme.
Në vitin 2015, Bagdadi u plagos rëndë në një sulm ajror pranë Shirkatit përpara se të shërohet në Baaj, tri agjenci të inteligjencës kanë konfirmuar.
Por tani, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i pakapshëm mendohet të jetë i mbuluar në luginën e lumit Eufrat, diku pranë kufirit të Irakut me Sirinë, sipas ushtrisë amerikane.
Sipas mediave, dëshmitarët që panë al-Baghdadin pas Ramazanit thanë se ai “dukej i lodhur dhe i tërhequr”, raportoi Guardian.
“Ai i ka shkelmat e tij të fundit”, sipas një zyrtari të bazuar në Irak. “Do ta kapim këtë vit. Më në fund”.
Derisa ushtria irakiane mund të kapë dhe vrasë al-Bagdadin, i cili deklaroi veten kalif të ISIS në vitin 2014, kulti i tij i vdekjes mund të vazhdojë të lëshojë terror në mbarë botën perëndimore, kanë paralajmëruar ekspertët.
Qeliza e ISIS-it që planifikon dhe drejton sulmet terroriste jashtë vendit është ende e paprekur, pavarësisht çmontimit të kalifatit në Siri dhe Irak, thonë zyrtarët.
Eksperti i ISIS-it, Hisham al-Hashimi beson se dy burrat që qëndrojnë pas degës – Abdullah Youssef al-Khatouri dhe Abu Tiba Ghanem al-Jbooriare – janë ende të lirë diku në Evropë.
“Ata janë një administratë komplekse e mbushur me ish-zyrtarë të inteligjencës”, tha Hashimi.
“Ata merren me rekrutimin, armatosjen dhe transportimin e luftëtarëve dhe mbledhjen e kontributeve financiare”.
“Nga 35 degë, 33 janë duke u drejtuar nga dy burra irakianë: Abdullah Youssef al-Khatouri, i mbiquajtur Abu Bakr dhe Abu Tiba Ghanem al-Jboori. Ne besojmë se njëri është në Turqi dhe tjetri është në Skandinavi”.
Shiraz Maher, ekspert i radikalizmit dhe dhunës politike në King’s College London, tha se disfata ushtarake në Lindjen e Mesme ka inkurajuar vendosmërinë e liderëve të ISIS-it për të lëshuar terrorin në perëndim.
“Në 24 muajt e ardhshëm do të ketë përpjekje të përbashkëta për të sulmuar perëndimin”, citohet të ketë thënë Maher.
Ai shtoi: “ISIS thotë se do të kthehet dhe ndërkohë po i kërkon njerëzve që të kryejnë sulme në emër të saj”.
Vendndodhja e al-Bagdadit ka qenë temë e spekulimeve të forta që nga shfaqja e tij e parë dhe e vetme publike në 2014 në Xhaminë e Madhe të el-Nurit në Mosul.
Ndërkohë ka pasur raporte se 46-vjeçari u vra në një sulm ajror në krahinën irakiane të Nineveh në korrik.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut konfirmoi se “kishte informata” nga “komandantët kryesorë të ISIS” se Bagdadi kishte vdekur.
Por në mohimin e vdekjes së tij, Talabani, Lahur Talabany, një zyrtar i lartë kurdësh kundër terrorizmit, pretendoi se al-Baghdadi ishte ende gjallë, vitin e kaluar.
“Kemi informacion se ai është gjallë. Ne besojmë 99 për qind që ai është gjallë. Ai u fsheh nga shërbimet e sigurisë. Ai e di atë që po bën”. /Telegrafi/