Site icon Telegrafi

Kreu i komunës i kërkoi drejtoreshës të punonte pa të brendshme

Para disa ditësh, tashmë ish-drejtoresha e komunikimeve të Filnerit, Irene McCormack Jackson, ngriti një padi ndaj tij për ngacmim seksual. Ajo tha se 70-vjeçari i kishte kërkuar të punonte pa të brendshme, sepse donte ta shihte të zhveshur.

Pas saj edhe disa femra tjera në San Diego dolën publikisht me akuzat e tyre të detajuara në një emision televiziv.

Komiteti lokal Demokratik votoi për largimin e liderit të qytetit, mirëpo edhe pse deklaroi se sjellja e tij ka qenë e pafalshme, 70-vjeçari nuk dha dorëheqjen nga posti.

“Jam i përgjegjshëm për sjelljen time dhe mund të marr përgjegjësi për to, duke ndërmarrë veprime, që gjëra të tilla të mos ndodhin më. Kështu, duke nisur nga 5 gushti, do të futem në një klinikë rehabilituese, për t’iu nënshtruar një terapie intensive dyjavore, në mënyrë që të gjej një zgjidhje për sjelljen time”, ka thënë FIlner. /bw/Telegrafi/

Exit mobile version