Telegrafi

Kreu i FMN-së bën thirrje për ristrukturimin e sistemit bankar

Zoti Strauss-Kahn tha se kriza e tanishme është e veçantë pasi ajo është globale dhe po prek të gjitha ekonomitë e mëdha të botës.

Ai tha se ajo që filloi si një krizë bankare në Shtetet e Bashkuara, u përhap me shpejtësi deri në situatën e tanishme ku në botë nuk ekziston më krediti i nevojshëm dhe ku ekonomitë në Europë, Azi dhe në kontinentin amerikan po tkurren.

"Kjo do të vazhdojë për sa kohë që sektori financiar nuk ristrukturohet, çka do të thotë se në një farë mënyre ai duhet të zvogë lohet dhe një pjesë e tij duhet që thjesht të eliminohet. Duhet të rivendoset besimi duke pranuar të gjitha humbjet e pësuara nga bankat. Pa u bërë kjo, besimi nuuk do të rikthehet./WOA/