Shefi i gjyqtarëve, Hoëard Webb, ka pranuar se gjyqtarët e ndeshjes kanë bërë një gabim të rëndë gjatë barazimit 3-3 të Manchester Cityt kundër Tottenham në fillim të këtij muaji në ndeshjen e Ligës Premier.
City mbeti i tërbuar pasi gjyqtari Simon Hooper vendosi të ndalte lojën pasi Jack Grealish kishte dalë thuajse i vetëm me portier në kohën shtesë.
Gjyqtari fillimisht i kishte dhënë Cityt përparësi pas një faulli ndaj Erling Haaland, ndërsa më vonë ndaloi lojën duke nxitur frustrim dhe nervozizëm midis Haaland dhe shokëve të tij të skuadrës.
Ndërsa zhgënjimi i tij nga vendimi ishte i qartë, trajneri i Cityt, Pep Guardiola refuzoi të kritikonte Hooper në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.
“Unë kurrë nuk i përdor këto lloj situatash si justifikime. Motivimi është të përpiqemi dhe të bëjmë më mirë. Ndonjëherë vendimet na ndihmojnë, ndonjëherë janë kundër nesh. Nga kjo kam mësuar se nëse do të fitosh diçka, duhet ta bësh shumë, shumë më mirë se kundërshtari”.
“Kur jeni baras ose keni ndjenjën se nuk do të ndodhë, ju duhet të bëni shumë, shumë më mirë. Kjo është ajo që ata duhet të bëjnë”, ka thënë Guardiola.
Duke folur në emisionin Match Officials Mic’d Up, Webb pranoi se Hooper bëri një gabim duke mos lejuar vazhdimin e lojës, megjithëse mori një vendim të mirë në avantazhin e lojës fillimisht.
“Po, është një gabim i gjyqtarit. Në këtë rast të veçantë, Hooper sheh një faull mjaft të fortë dhe të pamatur nga Emerson Royal në Haaland. Është në mesfushë dhe topi kthehet prapa”.
Simon Hooper played advantage for a foul on Erling Haaland, but blew the whistle when Jack Grealish went through on goal ?
Man City players couldn’t believe it!? pic.twitter.com/FOHLf6kstH
— Football on TNT Sports (@footballontnt) December 3, 2023
“Ai bën punën e vështirë, ai vetëm heziton një moment për të parë nëse një avantazh është i mundur. Por ai e kupton në mendjen e tij, duke e menduar mirë, se ishte një sfidë e fortë, ishte e pamatur, ai do të duhet të bëjë kujdes”.
“Në nivelin e tokës nuk është aq e lehtë të shikosh mënyrën se si po zhvillohen gjërat, sa nga një pamje e ngritur. Ai vendos të penalizojë pikërisht në momentin kur topi është gati të shkojë dhe më pas kupton se ishte në dispozicion një avantazh i mrekullueshëm”.
“Sigurisht, ai ishte i shkatërruar. Ai e kishte gjykuar lojën shumë mirë për 93 minuta, por ai e di se kjo do të jetë pika e vetme e bisedës shumë afër fundit të lojës”, përfundoi Webb. /Telegrafi/