Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka pritur në takim pune përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.
Në këtë takim, trajneri është shoqëruar nga ndihmësi i tij, Ramush Gashi, e ku ishte i pranishëm edhe Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së.
Përzgjedhësi Challandes fillimisht e ka uruar presidentin Ademi për marrjen e detyrës dhe më pas e ka shpalosur edhe njëherë planprogramin zhvillimor të skuadrës.
Theks të veçantë iu është dhënë ndeshjeve kualifikuese për ‘Euro 2020’, që fillojnë në shtator të këtij viti.
Ndërkaq, presidenti Agim Ademi ka shprehur edhe një herë besimin ndaj përzgjedhësit dhe punës së tij, duke thënë se në asnjë moment nuk do të mungojë përkrahja e tij dhe e KE-së, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Federata është shumë e interesuar për një përfaqësuese të fortë e konkurruese dhe jo të jetë vetëm pjesëmarrëse në evenimentet evropiane e botërore.