Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren. Sipas policisë i njëjti dyshohet për disa raste të vjedhjeve nga veturat.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet për disa raste të vjedhjeve nga veturat. Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar disa gjësende të vjedhura, si dhe një kaçavidë dhe dorëza të cilat i dyshuari dyshohet ti ketë përdorur në rastet e vjedhjeve”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/