Kreshnik Krasniqi, shqiptari me origjinë nga Kosova i cili erdhi pa hezitim te Përfaqësuesja e Kosovës edhe pse kishte ndeshje ndërkombëtare me kombëtaren e Norvegjisë.
Bëhet fjalë për një futbollist tejet të talentuar, vetëm 18-vjeçar, por tashmë i njohur për klube të mirënjohura evropiane.
Për lojtarin flitet se tashmë kanë shprehur interesim klube nga Anglia, Portugalia, Spanja, Turqia dhe Franca, dhe në drejtim të klubit që ka kartonin e lojtarit janë dërguar oferta zyrtare për të nënshkruar mesfushorin kosovar, por që klubi aktual nuk ka pranuar ta shes, dhe sipas burimeve të sigurta tonat, ndonëse në krizë për rezultate që nga sezoni kaluar, klubi e ka vënë në qendër të projektit të tyre Krasniqin dhe e sheh si bartës të lojës së tyre në mesfushë në të ardhmen e afërt.
E veçanta e lojtarit është dhuntia e talentit me top, goditjet e fuqishme dhe precize nga distance, si dhe aftësia për të gjetur zbrazëtirat në fushën e kundërshtarit – të mjaftueshme për t’ju asistuar shokëve të skuadrës, debutimi në futbollin norvegjez si më i riu i të gjitha kohërave, rekord ky që iu thye Martin Odegaard-it, ish futbollist i klubit aktual të Krasniqit, Stromsgodset.
Krasniqi i cili në moshën 14 e gjysmë debutoi me Honeffos Ballkluub, nga viti 2016 është pjesë e Stromsgodset TF.
Me Norvegjinë U-16 ka gjashtë paraqitje dhe një gol, ndërsa nga viti 2018 mbron ngjyrat e përfaqësueses tone kur edhe u ftua tek Kosova U-19, për të vijuar nga ky vit paraqitjet e tija tek Kosova U-21, nën urdhërat e trajnerit Prekazi, e me të cilin ka paraqitje në të dy ndeshjet kualifikuese ndaj Andoras dhe Turqisë.
Janë pikërisht forma në ngritje e sipër kohëve të fundit e cila i ka bërë dy klube të mëdha ta kërkojnë me ngul dhe flitet se negociatat për të kanë filluar që nga janari i këtij viti.
Shpresojmë ta shohim Kreshnikun duke luajtur edhe për ekipin A të përfaqësueses së Kosovës në futboll, njëlloj si shumë talente të reja të cilat edhe pse në moshë te re, kanë arritur të tërheqin vëmendjen e selektorit të Kosovës duke marrë ftesë zyrtare për tu integruar në përfaqësuese.
Krasniqi e dallon edhe loja e mahnitëshme që mund ta zhvillojë me të dyja këmbët, e që posedon edhe goditje të fuqishme. Rikujtojmë se për talentin e madh të lojtarit nga Kosova kishin shkruar media të njohura botërisht si Daily Mail dhe BleacherReport. /Telegrafi/