Ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së sot përsëriti se BDI në mënyrë parimore mbetet në qëndrimin se data për zgjedhjet duhet të merret me konsensus.
“Jemi të gatshëm edhe javën e ardhshme të shkojmë në zgjedhje, por duhet të kemi parasysh rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Duhet t’i ndjekim rekomandimet e epidemiologëve”, tha Bekteshi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se se opinioni do të informohet për qëndrimin e partisë nëse ka takim lidersh.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri teknik Oliver Spasovski deklaroi se kjo gjendje e jashtëzakonshme është e fundit dhe se zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik./Telegrafi/