Site icon Telegrafi

Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial kanë pritur në takim një delegacion të BE-së për liberalizim të vizave

Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, janë takuar me delegacionin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave të kryesuar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Migrim dhe Azil i Komisionit Evropian, Simon Mordue.

Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Më tutje në këtë njoftim thuhet se krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial gjatë takimit me delegacionin e BE-së kanë paraqitur aktivitetet dhe punët e realizuara të cilat janë të lidhur me kriteret për liberalizimin e vizave.

“Gjatë këtij takimi, në mes tjerash, është biseduar edhe për aktivitetet që janë duke u realizuar lidhur me rastet e shenjëstruara. Delegacioni i BE-së pasi kanë vlerësuar përkushtimin e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, kanë parashtruar pyetje në fushën e interesit të misionit të tyre. Po sot delegacioni i BE-së është takuar edhe me anëtarët e Task Forcës për shenjëstrim të rasteve, të cilët kanë prezantuar punët e realizuara dhe ato që janë duke u realizuar nga kjo task forcë e që lidhen me mandatin e tyre”, përfundon kjo komunikatë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version