Kosova ka shënuar fitore historike në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.
“Dardanët” triumfuan si mysafir në stadiumin e Sofjes kundër kombëtares bullgare me rezultat 3-2.
Kanë reaguar tashmë liderët kryesor të institucioneve të Kosovës, të cilën kanë përshëndetur triumfin e përfaqësueses sonë.
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaqi kanë postuar në rrjetet sociale.
Pas Kosova zë pozitën e tretë në grupin A të me pesë pikë gjersa kombëtarja e Republikës së Çekisë, e cila pas fitores kundër Malit të Zi (3-0), ka gjashtë pikë dhe renditet e dyta.
Në pozitën e parë është kombëtarja e Anglisë, e cila ka po aq pikë sa çekët, por që gol dallimin e kanë më të mirë.
Ndryshe, malazezët zënë pozitën e fundit të renditjes tabelore me dy pikë në tri ndeshje. /Telegrafi/