Krerët e shtetit në Maqedoni dhe kryetarët e partive politike kanë uruar besimtarët musliman për Kurban Bajramin, duke ju uruar shëndet dhe jetë plot lumturi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në urimin e Fesëtës së Kurban Bajramit Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski, besimtarëve myslimanë u ka dëshiruar shëndet, lumturi dhe mirëqenie duke potencuar se ditët festive janë mundësi për thellim të respektimit të ndërsjellë përmes njohjes me traditat e më të ndryshmëve nga ne.
“Kurban Bajrami është pjesë e pandashme e bashkëjetesës shekullore në shoqërinë multifetare dhe multietnike të Maqedonisë së Veriut. Jam i bindur se solidariteti ndaj të pambrojturve dhe bashkëjetesa e të ndryshëmve në këto ditë festive, por edhe gjatë gjithë vitit, do të na ndihmojë të bashkuar t’i tejkalojmë sfidat me të cilat po përballemi në nivel personal dhe kolektiv”, potencon Pendarovski
Festa Kurban Bajramit na kujton misionin tonë më të rëndësishëm njerëzor – në frymën e durimit, vetëmohimit dhe sakrificës kështu shprehet në urimin e tij Kryeministri Dimitar Kovaçevski,
“Madhështia e Kurban Bajramit na kujton njëkohësisht se mund t’i kapërcejmë të gjitha problemet së bashku si deri më tani- në frymën e traditës shekullore të bashkëjetesës. Me dëshirë për shëndet, paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët e besimit islam, ju uroj që ditët e festave t’i kaloni me gëzim shpirtëror dhe besim në kohët më të mira që do t’i festojmë së bashku në atdheun tonë të përbashkët”, theksohet në urimin e Kovaçevskit.
Në mesazhin e urimit të Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi thuhet se kjo është festë e solidaritetit dhe bashkëndjesisë, e zemërgjerësisë dhe faljes,
“Njerëzimi kalon nëpër një periudhë të zymtë të ekzistimit kur vihet në pyetja siguria e jetës, ekzistenca ekonomike dhe mirëqenia shëndetësore. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk janë përjashtim. Mos lejojmë së paku për çështjet thelbësore të jemi vetë por, të bashkohemi për të tejkaluar bashkë çdo pengesë apo vështirësi që na shfaqet para.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti besimtarëve myslimanë ju uron shëndet, paqe, dashuri dhe mbarësi.
“Le të reflektojmë të frymëzuar nga mirësitë e kësaj feste mbi praktikimin e përditshëm të parimeve të besimit, solidaritetit, pajtimit dhe përhapjes së mirësisë për të pasur jetë të lumtur. Dora e shtrirë e përkrahjes dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë është mesazhi hyjnor i festës së Kurban Bajramit që i jep kuptim ekzistencës sonë.”, thekson në urim Ahmeti.
Edhe kreu OBRM-PDUKM-së Hristian Mickovski uron lumturi, gëzim, harmoni, paqe të brendshme dhe shëndet.
Në këto momente vendimtare në të cilat ndodhet Maqedonia, është e nevojshme të japim dorën për të tejkaluar sfidat, për të mos rënë pre e provokimeve të qëllimshme që sjellin përçarje në baza etnike apo fetare, të cilat janë vetëm një mbulesë për realizimin e disa interesave të tjera personale. Problemet janë të njëjta, dëshira për të ardhmen është e përbashkët, deklaroi Mickovski
Në urimin me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela thekson se kjo ditë është nga mesazhet më të fuqishme se sakrifica dhe solidariteti sjellin festë dhe lumturi.
“Dashurinë dhe paqen mes nesh mund ta gjejmë vetëm nëse largojmë egon dhe ndajmë bashkë mirësitë. Shëndet, harmoni dhe begatitë e Zotit për ju dhe familjet tuaja!”, shton Sela në urim.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në urim potencon se Kurban Bajrami vjen për të na kujtuar se, pëlqimi i Zotit arrihet duke sakrifikuar atë për të cilën për ne është më e vlefshmja.
Edhe Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në urimin drejtuar besimtarëve myslimanë thekson se sot, duke e përjetuar festën e Bajramit, t’i kujtojmë edhe ato familje që i kanë humbur të dashurit e tyre, t’i kujtojmë ata që kanë nevojë për buzëqeshjen tonë dhe për dorën tonë.