Site icon Telegrafi

Krerët e Serbisë janë të padëshirueshëm në Kanada

Ditorja Vecernje Novosti në Serbi, shkruan se në Kanada është ende në fuqi Ligji sipas të cilit zyrtarët më të lartë të Serbisë që ishin në funksione kyçe në ushtri, qeveri, polici e drejtësi nga shkurti 1998 e deri në tetor 2000 (gjatë luftës në Kosovë e deri te rënia e Sllobodan Milosheviqit), janë të padëshirueshëm në këtë shtet, transmeton Telegrafi.

Në këtë listë nga zyrtarët e lartë janë: Tomisllav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq, Maja Gojkoviq, Jorgovanka Tabakoviq, Vojisllav Sheshel, Milovan Bojiq, Milan Beko, Momir Bulatoviq, Zoran Liliq, Zhivadin Jovanović dhe Vuk Drashkoviq.

Mu për këtë, kjo ditore serbe shkruan se ministri i Jashtëm I Serbisë, Ivica Daçiq, po lobon në Kanada që të hiqet kjo ndalesë.

“Kanada nuk ka lista klasike si shtetet tjera me shtetas të Serbisë nën sanksione, por kanë rregulla të përgjithshme që kanë të bëjnë me të gjithë ata që ishin në pushtet. Kjo shkon nga rangu I këshilltarit apo grada e majorit”, thotë ai, duke shtuar se shtetet tjera I kanë hequr ndalesat për ta. /Telegrafi/

Exit mobile version