Site icon Telegrafi

Krerët e Lëvizjes Besa u takuan me ambasadoren Althauser, biseduan për situatën politike

Kanë vazhduar sot takimet e krerëve të Lëvizjes Besa, me diplomatët e akredituar në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bilall Kasami, Zeqirja Ibrahimi dhe Fadil Zendeli u takuan me ambasadoren gjermane, Christine Althauser, me të cilën është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe funksionimi i punës së Parlamentit si dhe u shpalosën qëndrimet kësaj partie.

Palët janë dakordësuar që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version