Site icon Telegrafi

Pavllovski takon krerët e komunave, kërkohet zgjidhje të problemeve nëpër komunat e Maqedonisë

Sot, zv.ministri për vetëqeverisje lokale, Dejan Pavllovski, pranoi në takim pune kryetarët e komunave Kumanovë, Lipkovë, Rankovc dhe Kriva Pallankë.

Kryetarët e komunave në takim shprehën pakënaqësinë e tyre për mosplotësimin e detyrimit ligjor të ndarjes së 1 për qind të BPV-së për zhvillim të barabartë rajonal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ky takim nuk është i rastësishëm, faktet tregojnë se rajoni Verilindor në periudhën e kaluar është rajoni me më pak investime kapitale në krahasim me cilin do qoftë rajon në Republikën e Maqedonisë. Pjesëmarrja në BPV është poashtu me përqindje më të vogël dhe në përgjithësi, zhvillimi i këtij rajoni është më i ulët nga gjithë rajonet tjera’, u shpreh Pavllovski.

Zv.ministri Pavllovski premtoi se do të punohet në zvogëlimin e dallimeve ndërmjet mjediseve urbane dhe atyre rurale dhe se do të kërkohet mënyrë më stabile e financimit të komunave të cilat vazhdojnë të funksionojnë me krietere të financimit të vendosura që nga viti 2005.

Ndërsa kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski tha se Qeveria duhet t’i kushtojë vëmendje më të madhe zhvillimit të decentralizimit dhe përforcimit të kapaciteteve fiskale./Telegrafi/

Exit mobile version