Menaxherët e kompanive shtetërore ndonjëherë marrin pagë dukshëm më të lartë se kancelari i Gjermanisë – sipas një liste nga Ministria e Financave. Një rast i tillë është me Bahnchef Lutz.
Olaf Scholz fiton më pak se shumë drejtues të kompanive dhe institucioneve shtetërore. Kjo del nga një listë e Ministrisë Federale të Financave.
Lista i është dërguar deputetit të fraksionit të majtë në Bundestag, Jan Korte, pas një kërkese të tij, raporton tagesschau.
Raportohet se të paktën 21 anëtarë të bordit apo drejtues të kompanive, institucioneve federale kanë pagë më të lartë vjetore se kancelari gjerman, i cili merr rreth 360 mijë euro në vit.
Sipas listës, të ardhurat e CEO-s së rrugëve, Deutsche Bahn, Richard Lutz kapin shifrat e 900 mijë eurove.
Lutz pasohet prej drejtorëve menaxhues të Bundesdruckerei (prodhon dokumente dhe pajisje për identifikim) me 863 mijë euro. Pas tyre janë anëtarë të tjerë të bordit të Deutsche Bahn dhe anëtarë të bordit të bankës shtetërore të zhvillimit KfW, të cilët marrin nga 555,400 deri në 687,600 euro në vit.
Ndryshe, Korte kishte thënë se asnjë drejtor i një kompanie publike nuk duhet të fitojë më shumë se kancelari federal.
Sipas rrjetit editorial Gjermani (RND), Korte e kishte bërë këtë kërkesë dy herë më parë. Ministria më në fund i dërgoi deputetit listën në fjalë, në të cilën renditen pagat e gjithsej 151 anëtarëve të bordeve dhe menaxherëve të kompanive të ndryshme federale. /Telegrafi/