Telegrafi

Krerët e Inspeksionit në Prishtinë, njëri në burg, tjetri në arrati (Video)

Inspektorët e komunës së Prishtinës vazhdojnë punën pa ndonjë problem, ndonëse nuk e kanë pranë shefin e tyre, Salih Zybën, i cili ishte gjithmonë me ta në këso raste, njofton Klan Kosova.

Por, në komunë nuk mungon vetëm kryeinspektori, që u arrestua ditë më parë. Aty aktualisht nuk gjendet as drejtori.

Kjo pasi Xhelal Sveçla që mban këtë post është në arrati, për shkak se kërkohet nga policia.

Edhe pse ka kohë që nuk ai shihet në zyrat e drejtorisë që e udhëheq, nënkryetari i komunës, Dardan Sejdiu po thotë se kjo nuk e ngec punën në këtë dikaster.

Kryeinspektori i Prishtinës, Salih Zyba dhe drejtori i tij, Xhelal Sveçla, akuzohen për rrokullisjen dhe dëmtimin e veturave të EULEX-it me 2009.

Me këtë akuzë, tashmë po mbahen në paraburgim, deputeti Glauk Konjufca, sekretari Dardan Molliqaj dhe zëdhënësi i lëvizjes, Frashër Krasniqi.