Site icon Telegrafi

Krerët e FHK-së takohen në Budapest me drejtuesit e EHF-së

Në përputhje me Statutin e EHF-së, Konferencat e Presidentëve të saj mbahen çdo dy vjet, por në pamundësi të organizimit të kësaj konference për këtë vit, në kuadër të fazës përgatitore të Kongresit së rregullt të EHF-së, me qëllim të promovimit të dialogut ndërmjet EHF-së dhe federatave kombëtare, sot në Budapest do të mbahet një takim ndërmjet këtyre palëve.

Në rendin e ditës së diskutimeve dhe propozimeve që do të procedohen pastaj në aprovim në Kongresin e rregullt, i cili mbahet në shtator të këtij viti në Dablin të Irlandës do te jenë: Ndryshimet në sistemin garues në kampionatet e ardhshme evropiane; Sistemi i garave të grup-moshave të reja e kampionatet e vitit 2016;“Veluxe FINAL4” në konkurrencën e meshkujve dhe “FINAL” tek femrat; Programi për zhvillimin e hendbollin femëror; Situata e përgjithshme në EHF dhe çështje tjera që do të propozohen gjatë kësaj mbledhjeje. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version