Site icon Telegrafi

Krerët e FFK-së u pritën nga ministri Xhelal Sveçla

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu janë pritur sot (e premte) nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve në vazhdimësi.

Kryetari Ademi e uroi ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, teksa e falënderoi atë për gatishmërinë e kësaj ministrie për ta mbështetur futbollin me ekipet e Policisë në mbarëvajtjen e ndeshjeve, si në ato ndërkombëtare ashtu edhe në ato të nivelit të garave vendore.

Nga ana e tij, ministri Sveçla u zotua se bashkëpunimi i deritashëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa shprehu kënaqësinë që futbolli ka arritur t’i japë imazh të mirë vendit në arenën ndërkombëtare, duke uruar që sukseset të mos mungojnë as në të ardhmen.

Në fund, kryetari Ademi e nderoi ministrin Sveçla me një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

Exit mobile version