Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot (e enjte)në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, me bashkëpunëtorë, e ku të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe drejtori teknik, Michael Nees.
Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes së FFK-së, derisa u shpreh i lumtur për sukseset e saj.
Gjatë këtij takimi ambasadori Rohde u njoftua për mundësinë e vazhdimit të memorandumit të mirëkuptimit, të cilin e kanë nënshkruar federatat e të dyja vendeve.
Po ashtu, diplomati gjerman solli si donacion edhe disa pajisje sportive për FFK-në.
Në anën tjetër presidenti Ademi e falënderoi ambasadorin Rohde për gatishmërinë dhe përkrahjen që shteti gjerman në përgjithësi i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, derisa shprehu bindjen se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë projektet e përbashkëta me DFB-në.