Site icon Telegrafi

Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e UEFA-s, aty ku do të hidhet më vonë shorti i Ligës së Kombeve

Në Amsterdam kanë filluar punimet e Kongresit të 44-të të UEFA-s.

Në këtë Kongres po marrin pjesë edhe drejtuesit e FFK-së, presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Ky kongres po zhvillohet 100 ditë para Kampionatit Evropian dhe në të po diskutohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë aktivitet madhështor, por edhe zhvillimin e futbollit në të gjitha federatat anëtare të UEFA-s.

Kongresin e kanë përshëndetur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Ndërkohë, në mbrëmje krerët e FFK-së së bashku me përzgjedhësin Bernard Challandes, trajnerin Muharrem Sahiti dhe menaxherin Bajram Shala do të marrin pjesë në tërheqjen e shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Kosova këtë herë është pjesë e Ligës C.

Foto: FFK
Foto: FFK
Foto: FFK
Foto: FFK

 

Exit mobile version