Site icon Telegrafi

Krerët e bashkësive fetare në Maqedoni: Kriza në vend të zgjidhet përmes dialogut konstruktiv (Foto)

Kanë reaguar krerët e bashkësive fetare sot kanë mbajtur takim të përbashkët në Shkup nga ku dolën me disa konstatime ku shkruhet për krizën politike duke e cilësuar se kriza politike rrjedh nga largimi i njeriut nga Zoti, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Nga takimi dolën këto konstatime:
– Kishat dhe bashkësitë fetare në RM edhe më tej qëndrojnë në konstatimet e sjellura më heret se kriza në një shoqëri, në veçanti ajo morale, është prodhim i largimit të njeriut nga Zoti dhe i mosnjohjes të religjionit dhe të principeve morale të tijë. Prandaj, Kishat dhe Bashkësitë fetare në RM, e drejtojnë apelin e tyre deri te Qeveria e RM, respektivisht deri te Ministria e arsimit dhe shkencës që, me ligj, në afatin më të shpejtë, që nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor, t’i jepet vend meritor lëndës “Etika e religjioneve” e cila duhet të bëhet lëndë obligative. Mësimdhënësit duhet të jenë persona të kualifikuar, të dëshmuar nga Kishat dhe Bashkësitë fetare.
– Kishat dhe Bashkësitë fetare, sipas shembullit të shumë shteteve, konsiderojnë se është e patjetërsueshme nevoja për teologë në Armatën e RM, gjë që do të realizohej përmes emërimit të personave kompetentë.
– Krerët e Kishave dhe Bashkësive fetare e bëjnë të ditur edhe nevojën për angazhimin e teologëve në spitalet tona, përmes shërbimit të specializuar në kuadër të spitaleve. –
Përfaqësuesit e Kishave dhe Bashkësive fetare në RM apelojnë te Ministria për punë dhe politikë sociale për rëndësinë e pjesëmarjes së religjioneve, përmes teologëve dhe nëpunësve fetarë, lidhur me realizimin e të drejtave fetare si edhe për pjesëmarje në procesin e resocializimit të njerëzve që kanë rënë ndesh me ligjin dhe vuajnë dënime në burgjet e Maqedonisë.
Kishat dhe Bashkësitë fetare janë realitet dhe janë prezente në Kushtetutë. Rrjedhimisht, për çdo shoqëri që është demokratike, kërkesat dhe inisiativat e këtilla janë të mirëseardhura dhe duhet të gjenden në kornizat ligjore.” thuhet në deklaratën e përbashkët nga krerët e bashkësive fetare./Telegrafi/

Exit mobile version