Thuajse të gjithë organizatorët e grusht shtetit në Turqi janë arrestuar dhe janë sjell para Prokurorisë.
Në videon e mëposhtme janë një pjesë e madhe e udhëheqësve të puçit, në hierarkinë e lartë të Ushtrisë turke.
Në video shihen se janë keqtrajtuar dhe kanë plagë nëpër trup.
Mes të arrestuarve është edhe gjenerali i Forcave Ajrore të Turqisë, Akın Öztürk. Ai është marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë në Ankara.
Numri i gjeneralëve të arrestuar ka arritur në 70. Po ashtu, mbi 6000 ushtarë dhe gjykatës janë prapa grilave. /Telegrafi/