Telegrafi

Krerët e agjencive, kundër Mimozës

Për shpalljen e konkursit për pozitat e tyre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nuk janë pajtuar të gjithë udhëheqësit e agjencive në këtë ministri. Ata kundërshtojnë konkursin e shpallur nga ministrja Mimoza Kusari-Lila, duke e quajtur të panevojshëm dhe joligjor.

Por, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari –Lila, thotë se ka vendosur që t’ju japë fund disa pozitave që janë me ushtrues detyre në këtë ministri. Ajo ka shpallur konkurs për kryeshef ekzekutiv për katër agjencitë që funksionojnë brenda kësaj ministrie dhe për sekretarin e përgjithshëm, shkruan Express.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, Naser Grajqevci ka treguar për “Express” se ka vendosur të ndjekë dy rrugë për këtë konkurs. Atë të konkurrimit dhe atë për mbrojtjen ligjore, pasi që, sipas tij, shpallja e këtij konkursi për këtë agjenci ka qenë e panevojshme.

“Te ky rast është një konfuzion ligjor. Sepse unë disponoj një vendim dhe kontratë pune dhe në njëfarë mënyre nuk kam marrë ende një interpretim ligjor edhe të shpresojmë se si do të trajtohet ky rast”, thotë ai. /Telegrafi/