Telegrafi

Krenarja nga Peja, vërtetë krenare tani me dukjen e saj të re falë emisionit “Metamorfoza” (Video)

Emisioni “Metamorfoza” solli këtë javë për shikuesit episodin e gjashtëmbëdhjetë.

Protagoniste e tij kësaj here u bë një vajzë nga Peja, e quajtur Krenare, e cila punon në një supermarket.

E pakënaqur me dukjen e saj, vajza në fillim të emisionit tregoi se shpreson që moderatorja e emisionit, Suzana, do ta orientonte atë drejt një ndryshimi për të mirë në pamjen e saj.

Moderatorja e emisionit “Metamorfoza”, Suzana Mushkolaj

Dhe një gjë e tillë iu mundësua, ndaj ajo dhe Suzana morën menjëherë rrugën drejt klinikave dermatologjike, për të përmirësuar së pari lëkurën e saj.

Më pas, Krenarja mësoi më shumë mbi përzgjedhjen e veshjeve që i rrinë bukur stilit të saj, kjo falë vizitës në butik së bashku me moderatoren.

Në fund, vajza nga Peja dukej e meahnitshme dhe krenare me dukjen e saj të re, e cila plotëson një tjetër mision të përfunduar me sukses të emisionit “Metamorfoza”. /Telegrafi/