Fotografia që shihni, shfaq një shqiptar të ri të Dukagjinit (Malësisë, nën lumin Drin). Fotografi është bërë më 1885, ndërkaq është një dokument për një traditë të moçme shqiptare.
Aty shihen se ky i ri i ka flokët në një stil të veçantë, me katër bishtaleca. Kështu i kanë bërë pjesëtarët e fisit Kelmend, ndërkaq numri katër tek ta ka simbolizuar katër vëllazëritë e këtij fisi: Nikqi, Selca, Vukli dhe Boga, transmeton Telegrafi.
Por, ka qenë edhe një formë tjetër e veçantë e prerjes së flokëve: perqa – vetëm flokët në mes të kokës janë lënë të rriten shumë, e pjesa tjetër e kokës është rruar. Flokët kështu janë mbajtur edhe në fillim të shekullit XX në Kosovë.
E, pse kanë qenë këto dy stile flokësh, përgjigjen pakkush e di!?
Dikur, traditë në Ballkan ka qenë prerja e kokave (sidomos të malazezët). Dhe, shqiptari nuk donte që kur ia presin kokën, armiku të mos ia fus gishtat në gojë për së vdekuri kur e bartë si trofe, por për flokët që rriten gjatë në një vend. /Telegrafi/