Telegrafi

Krenar për rrënjët shqiptare, Lorik Cana së bashku me të birin në Muzeun e Krujës (Foto)

Futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana tash e disa vite e ka përmbyllur karrierën e tij në fushën e gjelbër.

Ai ka krijuar familjen e tij, dhe është shumë i lumtur në krahët e bashkëshortes italiane, Monicas, dhe djalit të tij të vogël.

Cana është mjaft aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi shumë të veçantë me të birin, ku ka treguar se së bashku kanë vizituar Muzeun e Krujës.

Lexo po ashtu Talenti shqiptar i Interit: Nga ikonat e klubit e admiroj Zanettin, te Kombëtarja zgjedh Canën

Mesa duket dëshira për t’i mësuar të birit për rrënjët shqiptare, ka bërë që ai të marrë rrugën drejt Muzeut të vlerave historike në Shqipëri.

Ndërkohë, i vogli në fotografi duket të jetë tejet i entuziazmuar teksa sheh flamurin e kuq teksa valvitej në ballkon. /Telegrafi/