Site icon Telegrafi

Krenar, ekipi olimpik i Kosovës ka befasuar të gjithë posa ka mbërritur në Fshatin Olimpik

Ekipi olimpik i Kosovës është bërë gati për debutimin historik në Lojërat Olimpike të Rios, që nisin më 5 gusht.

Kosova do të jetë për herë të parë pjesëmarrëse e Lojërave Olimpike, pas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar vitin e kaluar.

Tashmë një pjesë e ekipit olimpik të Kosovës, kanë mbërritur në Rio, ku janë akomoduar në Fshatin Olimpik, përcjell Lajmi.net

Lexo po ashtu Reuters: Atletët e Kosovës do ta mbajnë me krenari flamurin në Rio

Ekipi olimpik i Kosovës ka njoftuar për arritjen në Brazil, duke vendosur flamuj të Kosovës në ballkonin e dhomave të tyre.

Dihet se në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, flamurin e Kosovës do ta mbaj Majlinda Kelmendi.

Exit mobile version