Telegrafi

Krenar Çoçaj e ‘ngacmon’ sërish me koment Luana Vjollcën

Luana Vjollca është një ndër personazhet më të përfolura të rubrikave rozë shqiptare.

Biondina javë më parë solli këngën më të fundit në bashkëpunim me Bujar Qamilin, “Mi dhe flakë mallit tim”, i cili është mirëpritur prej fansave.

Kjo ka bërë që këngëtarja të ketë edhe më tepër koncertet, ku një të tillë e ka pasur në qytetin bregdetar të Ulqinit.

Në paralajmërimin e bëri me këtë rast “Ulqin, a jeni gati për sonte”, ka ardhur edhe një koment i veçantë.

Në fakt, Krenar Çoçaj që dyshohet se është i dashuri i bukuroshes u ka kërkuar ndjekësve të vetë në rrjetet sociale që me këtë rast të thërrasë dikush zjarrfikësve, duke aluduar se Luana do ta kall vendin me performancë.

Lexo po ashtu Krenari i komenton me ëmbëlsi Luanës në fotografinë e fundit: Nuk mund të kërkoj më të bukur se kaq

Moderatorja nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer atij një përgjigje. ‘Thirri ti’, i shkruan Luana duke konfirmuar kështu se ata janë ende në një lidhje.

Ndryshe, Vjollca është duke punuar në projekte të reja televizive si dhe ato muzikore. /Telegrafi/