Telegrafi

Kremrat vetënxirës për pamje të çlodhur dhe të freskët

Duhet t’ju kujtojmë që disa kremra përmbajnë filtra diellore e disa të tjerë jo. Në rastin e fundit është e nevojshme që nëse ekspozoheni në diell, të aplikoni një krem mbrojtës të përshtatshëm për llojin e lëkurës suaj.

Kremi përhapet në një lëkurë të pastër e të thatë. Aplikohet në sasi të vogla në pjesën e ballit, të hundës, mollëzave dhe mjekrës, duke mos prekur konturet e syve, buzët dhe vetullat.

Produktin duhet ta përhapni me kujdes në pjesën e veshëve, të qafës, dekoltesë dhe përreth rrënjëve të flokëve, që të mos krijohen boshllëqe ose ndërprerje ngjyrash.

Pas aplikimit lani menjëherë duart me ujë dhe sapun, lërini të thahen dhe më pas vishuni. Kremi duhet të përhapet përditë derisa të arrini intensitetin që dëshironi.

Për ta mbajtur ngjyrën, aplikimin përsëriteni çdo 3-4 ditë. /Telegrafi/