Site icon Telegrafi

Kremrat hidratuese dhe kanceri i lëkurës

Hulumtimet e realizuara nga një grup shkencëtarësh në Universitetit Rutgers në New Jersey kanë treguar se kremrat hidratuese kanë shtuar veprimin kancerogjen të rrezeve të diellit, gjegjësisht të rrezeve ultravjollce, ndaj të cilave janë ekspozuar minjtë eksperimentalë.

Eksperimentet janë realizuar në atë mënyrë që minjtë janë ekspozuar ndaj një sasie të madhe te rrezeve ultravjollce, aq sa njeriu mund të absorbojë gjatë jetës së tij, dhe pastaj janë lyer me kremra hidratues. Rezultatet kanë treguar se këto kremra kanë rritur rrezikun për shfaqjen e ndonjë lloji të tumorit për 69%.

Pas këtij eksperimentimi, autorët e studimit kanë pohuar se në të ardhmen veprimi negativ i këtyre kremrave duhet të vërtetohet edhe te njeriu. Ndërsa deri sa të ndodh kjo ata rekomandojnë që këta kremra duhet të përdoren sa më rrallë.

Exit mobile version