Site icon Telegrafi

Kremra me filtër solar gjithë ditën, çdo ditë

Këto kremra, jo vetëm ruajnë efektin e agjenteve depigmentues, por edhe mbrojnë ndaj dëmtimeve të mëtejshme dhe shfaqjes së njollave kafe. Edhe nëse ke lëkurë të dëmtuar nga dielli, qoftë edhe shumë evidente, nuk është kurrë shumë vonë për t’u mbrojtur.

Kujdes! Pjesa më e madhe e dëmtimit nga dielli ndodh kur ngasim makinën. Xhami i makinës bllokon 100% rrezet UVB (të cilat shkaktojnë djegien e lëkurës) dhe aspak ato UVA, rrezet shkaktare të plakjes së lëkurës dhe të dëmtimeve nga dielli.

Duhet theksuar se çdo rast me hiperpigmentim përbën një rast specifik dhe, si i tillë, duhet trajtuar në mënyrë specifike dhe vetëm nga një mjek dermatolog.

Dermatologu është trajtuesi i vetëm që merr përsipër të trajtojë problemin dhe pasojat që mund të rrjedhin nga trajtimi. /Telegrafi/

Exit mobile version