Telegrafi

Kremlini arreston një përkrahëse të Navalnyt, doktoreshën ruse Anastasia Vasilyeva

Policia ruse ka ndaluar Anastasia Vasilyeva, mjekja e kthyer në aktiviste që është përkrahëse e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Sipas avokatit, Vasilyeva është arrestuar pranë zyrës së saj në Moskë.

“Ajo është arrestuar. Ende nuk dihet pse. Ndoshta ata duan ta çojnë me forcë në gjykatë. Sot është vetëm një seancë gjyqësore për çështjen e shkeljeve të ‘standardeve sanitare'”, tha avokati Dmitry Dzhulay.

Si e pandehur në të ashtuquajturën “çështje sanitare”, ku disa aleatë të Navalnyt u akuzuan për ftesë të një proteste masive kundër burgosjes së tij në muajin janar. Vasilyeva nuk lejohej të dalë nga shtëpia midis orës 22:00 dhe 07:00.

Lexo po ashtu Intervista e parë nga burgu e Alexei Navalnyt: Burgjet në Rusi sikurse kampet kineze të punës, ushtrohet dhunë psikologjike dhe propagandë

Shërbimi Federal i Burgjeve të Rusisë më parë ka kërkuar që Vasilyeva të transferohej në paraburgim, sepse ajo e theu këtë shtetrrethim për disa herë.

Vasilyeva, e cila gjithashtu është mjekja personale e Navalnyt, përveç që drejton Sindikatën e Pavarur të Aleancës së Mjekëve, u bë e famshme edhe për kritikat karshi Qeverisë ruse për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në fillim të këtij viti, Aleanca e Mjekëve është etiketuar si “agjente e huaj”.

Etiketimi si “agjent i huaj” nënkupton një kontroll më të afërt të qeverisë, gjë që ka konotacione që mund të minojnë besueshmërinë e medieve dhe të dëmtojnë të ardhurat e tyre nga reklamat. /Telegrafi/