Telegrafi

Kremi nga livanda

Përzihen tri lugë të belobazës (bazë për kremra që mund të gjendet në çdo barnatore), një lugë vaj lule dielli dhe një lugë vaj të bajames. Përzihen mirë, derisa të bëhet një masë e njëllojtë. Shtohen 3 deri në 4 pika vaj eterik të livandës, përzihen.

Ky krem përdoret në fytyrë dhe në qafë. Pritet disa minuta derisa ta thithë lëkura, ndërsa teprica largohet me rrathë pambuku. /Telegrafi/