Më shumë se 4.5 milionë në njerëz në SHBA vuajnë nga psoriaza, e cila është sëmundje kronike e lëkurës që karakterizohet me ndryshime të skuqura të lëkurës të cilat luspohen dhe kruhen.
Taclonex, kombinon dy forma të mjekimit të psoriazës: kortikosteroide për mjekimin e inflamacionit dhe një formë të vitaminës D e cila kontrollon rritjen e shpejtë të qelizave.
Taclonex është zbuluar në Danimarkë në vitin 2001 dhe është përdorur në 63 shtete me emrin Dovobet dhe Daivobet, ndërsa tani pritet shitja e tij edhe në SHBA.