Site icon Telegrafi

Krematori të ngrohë pishinat e qytetit

Nëse miratohet vendimi, autoritetet e Redditchit do të kursejë rreth 14.500 funte në vit për shpenzimet e ngrohjes së qendrës sportive të qytetit. Momentalisht ngrohja që mbërrin edhe deri në 800 gradë celsius shkon në atmosferë.

Autoritetet thonë se kjo është formë ekologjike e ngrohjes, por banorët lokalë nuk pajtohen me propozimin dhe e quajnë “të gërditshëm”- shkruan Telegraph.

“Nuk e di sa do të ndiheshin mirë qytetarët kur e dinë se notojnë në pishinën e ngrohur nga mbetjet mortore të më të dashurve të tyre. Vendim i çuditshëm”, thotë Simon Thomas nga ndërmarrja lokale e varrimit. /Telegrafi/

Exit mobile version