Taylor Flores që po udhëtonte nga Las Vegas i Shteteve të Bashkuara, ka parë një punonjës aeroporti që luante, duke mos u përqendruar te angazhimet.
Megjithëse aeroplani ishte gati të nisej, ndërsa ai do duhet të sinjalizonte pilotin për tu kthyer apo ndaluar, ai ishte krejtësisht i shpërqendruar, transmeton Telegrafi.
“Pak cirk para se të nisemi, por mund të mbesim këtu të bllokuar për shumë gjatë”, ka shkruar Flore, krahas filmimit të postuar.
Veprimet e tij janë kritikuar nga njohës të aeronautikës, ndërsa zyrtarë të aeroportit nuk kanë dhënë përgjigje. /Telegrafi/
https://youtu.be/ZfaEugtNsao