Telegrafi

“Krejt ti fala” thotë Estto

Edhe një këngë i shtuar estradës muzikore shqiptare në këtë vit kalendari.

“Hajde zemër” ishte projekti i fundit që këngëtari e kishte sjell para një muaji.

Por, në fillim vitin e ri ka publikuar edhe një këngë të re që për tematikë ka dashurinë.

“Krejt ti fala” titullohet kënga e re e Esttos, e cila është shoqëruar me një video të veçantë.

Muzikën dhe tekstin e ka bërë vet artisti ndërkaq producent është Alandy.

Ndryshe, këngëtari do të sjell disa këngë të reja gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/