Muzikë, sport, aktivitete të ndryshme, shoqëri, krejt këto midis detit, eh kush nuk ka dëshirë se me fillu muajin maj deri në këtë nivel?
Kjo mundësi t’vjen një herë ka dera, mundësi që është e ndërthurur në një festival të vetëm.
Është fjala për festivalin gjigant kulturor, artistik dhe turistik “Southoutdoor Festival”, është edicioni i pestë me radhë i këtij festivali.
Festivali do të mbahet në perlën jugore të Shqipërisë, Borsh dhe do të zgjas 5 ditë, nga 29 prill deri më 03 maj.
Gjatë tërë kohës jeni nën tinguj të muzikës nga artistët më të mirë vendor dhe ndërkombëtarë, një nga artistët që do të performojnë janë: Elvana Gjata, Elita 5, Eugent Bushpepa, Gypsy Groove, Offchestra, Kadebostany, Silo, Killua, Da Luka, Liburn etj.
Përveç muzikës, gjatë tërë kohës do të keni mundësinë të bëni këto aktivitete sportive si: Mountain Bike Tour, Rafting, Canyoning, Scuba Diving, Climbing, Pilates, Yoga, po ashtu mbi 30 loja në zonën e festivalit si dhe çmime promocionale jashtë zonës së festivalit në aktivitete si paraglajdi, zhytja etj.
Po ashtu ajo çka e veçon këtë festival është dhe përvoja camping ku do të qëndroni me kushte komode, hapësirë të mjaftueshme, vetëm 100 m larg skenës.
Pra shumë argëtim dhe kënaqësi për 5 ditë, në një festival të vetëm!